VLEN akuzon BDI-në dhe aleatët e saj e kanë shndërruar politikën në një lojë logosh dhe ngjyrash.
“Herë shpallen Front Evropian, herë Front Kombëtar, sot me emrin AKI, çdo ditë një identitet i ri, vetëm e vetëm për ta fshehur krizën e brendshme dhe dështimet 23-vjeçare.
Ky është tregues i qartë i një partie që nuk e di kush është dhe ku po shkon. Një ditë ngjyra e gjelbër, ditën tjetër e kaltër, por në çdo rast, qytetarët i shohin të njëjtët njerëz, me të njëjtat dështime dhe me të njëjtin korrupsion.
Ndërkohë, nga “Fronti” i tyre po largohen një e nga një: u largua partia turke, e cila ka qenë forcë serioze me rreth 20 mijë qytetarë mbështetës; u largua Menduh Thaçi, dhe ky është vetëm fillimi. Forcat që në të kaluarën janë përplasur rëndë mes vete, sot përpiqen të fshihen nën një logo të përbashkët, por qytetarët e dinë mirë se kjo është vetëm një fasadë.
Në anën tjetër, VLEN asnjëherë nuk ka qenë më unik, asnjëherë më i bashkuar. Këtë e dëshmojmë çdo ditë, në çdo vendim dhe mbi të gjitha me kandidaturat tona të përbashkëta, që janë shpresa e qytetarëve për ndryshim.
Vlera nuk maten me logo e ngjyra të ndërruara, por me veprime konkrete për qytetarët. Në këtë drejtim, VLEN është e vetmja alternativë e vërtetë për ndryshim dhe zhvillim. 23 vite në pushtet, e tash mendojnë se duke ndërruar ngjyrat dhe emrin mund ta fshijnë historinë e mashtrimeve. Por shqiptarët nuk harrojnë: korrupsionin, pazaret dhe zhgënjimet nuk i mbulon asnjë logo e re”, thonë nga VLEN./Telegrafi/
VLEN: BDI-në dhe aleatët e saj e kanë shndërruar politikën në një lojë logosh dhe ngjyrash appeared first on Telegrafi.