Një vjedhje ka ndodhur para pak çastesh në një artari në qendër të Gostivarit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia, ndërsa sipas dëshmitarëve okular, grabitjen e kanë kryer disa persona të maskuar, të cilët kanë qenë të armatosur.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit si dhe identifikimin e autorëve.

Hetimi i rastit po vazhdon.

Share.
Exit mobile version