
Zjarri në Zhelinë është vendosur nën kontroll, kështu ka informuar Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamet Ali.
Ai ka falenderuar të gjitha shërbimet për reagimin e plotë, teksa ka sqaruar se ekipet ende ndodhen në terren.
“Falë angazhimit të shpejtë dhe të koordinuar të të gjitha ekipeve dhe resurseve në terren, zjarri që shpërtheu në territorin e Komunës së Zhelinës dhe po lëvizte në drejtim të Erebinës, për momentin është vënë nën kontroll. Falënderim për të gjitha shërbimet e angazhuara për profesionalizmin dhe reagimin e shpejtë! Situata vazhdon të ndiqet me kujdes, ndërsa ekipet mbeten në terren deri në eliminimin e plotë të rrezikut nga riaktivizimi”, njofton Ali.
Kujtojmë se zjarri në Zhelinë u përhap sot pasdite, teksa kryetari i komunës Blerim Sejdiu tha se dyshojnë në zjarrvënie të qëllimshme.
Vendoset nën kontroll zjarri në Zhelinë appeared first on Telegrafi.