Konferenca më e madhe rajonale për marketing dhe inovacion digjital, AllWeb Tirana, do të mbahet më 6 nëntor 2025 në Tiranë.

Që nga edicioni i parë në vitin 2012, AllWeb ka sjellë në skenë mendjet më kreative dhe idetë më të reja në fushat e marketingut, përmbajtjes, AI-së, komunikimit dhe transformimit digjital.

Këtë vit, fokusi është te bashkimi i kreativitetit, inteligjencës artificiale dhe biznesit praktik – dhe një nga zërat kryesorë do të jetë Valon Canhasi, themelues i Hallakate, agjencisë së parë të mediave sociale në Kosovë.

Canhasi, i cili ka trajnuar mbi 5,000 profesionistë dhe ka punuar me dhjetëra marka rajonale, do të ndajë përvoja dhe mësime nga tregjet ndërkombëtare – si AI po ndryshon mënyrën si mendojmë kreativisht, ndërtojmë komunitete dhe zhvillojmë biznese që mendojnë përtej kufijve.

“AI mund të bëjë gjërat më shpejt, por vetëm kreativiteti i jep atyre kuptim. Fituesit nuk do të jenë ata më teknikët, por më kreativët,” – thekson Canhasi.

AllWeb Tirana 2025 është vendi ku takohen bizneset, agjencitë, krijuesit dhe menaxherët për të mësuar, ndarë ide dhe parë nga afër të ardhmen e industrisë digjitale.

Për më shumë dhe për bileta, vizitoni allweb.al

Share.
Exit mobile version