Një valë e re afrikane do të përfshijë Maqedoninë e Veriut ditëve në vijim. Sipas sinoptikëve, temperaturat e larta rreth 40 gradë do të na shoqërojnë deri më 13 gusht.
Nga Instituti i Shëndetit Publik rekomandojnë që temperatura e dhomës gjatë motit të nxehtë të mbahet rreth 25 gradë. Poashtu nga ISHP rekomandojnë që në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00 të qëndroni në ambiente të freskëta dhe pa nevojë të mos dilet jashtë. Gjatë këtyre ditëve rekomandohet të konsumohen sa më shumë lëngje, duke shmangur alkoolin dhe pijet me sheqer.
Të visheni me rroba të lehta me ngjyra të çelëta dhe të përdoret mbrojtje për kokën dhe sytë. Rekomandohet të shmangen aktivitet fizike gjatë orëve më të nxehta të ditës si dhe të kushtohet vëmendje fëmijëve, të moshuarve, personave me sëmundje kronike dhe grave shtatzëna të cilat janë grupe veçanërisht të ndjeshme ndaj temperaturave të larta.
Valë e re e të nxehtit do ta përfshijë Maqedoninë në ditët në vijim appeared first on Telegrafi.