Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,26 % në raport me vendimin e datës 24.11.2025.
Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 2,00 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.
Nga data 28.11.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 75,00 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 77,00 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 70,50 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 67,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU – 34,865 (denarë/kilogram).

