Të gjitha llojet e karburanteve do të lirohen nga mesnata, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Sipas vendimit të KRRE-së EUROSUPER 95 pas mesnate do të kushtojë 74 denarë për litër, duke u shitur 1,5 denarë më lirë.
EUROSUPER 98+ gjithashtu do të ulet për 1,5 denarë dhe nga do të shitet me çmim 76 denarë për litër. Çmimi i EURODIESEL ulet për 1 denar, ndërsa një litër do të shitet për 68,5 denarë.
Çmimi i vajit ekstra të lehtë gjithashtu ra për 1,5 denarë, ndërsa pas mesnate do të shitet me çmim 68 denarë për litër.