Në seancën e sotme të Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, me propozim të Venko Filipçes, nënkryetari, nënkryetarët, Sekretari i Përgjithshëm, Sekretarët Organizativë, si dhe të gjithë anëtarët e Bordit Ekzekutiv kanë dhënë dorëheqje, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

“Dorëheqjet janë paraqitur në Bordin Qendror të partisë dhe te Kryetari Filipçe, i cili po udhëheq procesin e reformave të brendshme në LSDM.

Me këtë hap të përgjegjshëm dhe moral, udhëheqja e LSDM-së ka hapur hapësirë për një kapitull të ri.

Vijon një periudhë rifreskimi dhe forcimi të personelit, përfshirjes së njerëzve të rinj, vendosjes organizative, mobilizimit të brendshëm, për forcë dhe energji të re të LSDM-së”, thuhet në njoftim.

Në njërën nga seancat e ardhshme të Bordit Qendror, Filipçe do të propozojë zgjedhjen e anëtarëve për organet e partisë, ndërsa për këto pozita do të zgjidhen individët më kompetentë./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version