Sot, në Shkup u zhvillua Maratona e 21-të e Shkupit. Për herë të parë, institucioni i Parlamentit performoi si një ekip i organizuar, me një mesazh të fortë afërsie me qytetarët dhe frymë ekipore, nën moton “Parlamenti për qytetarët – vrapojmë së bashku”, njofton shërbimi për shtyp i Parlamentit të Maqedonisë.
64 deputetë dhe zyrtarë të Parlamentit vrapuan në disa disiplina, përkatësisht: gjysmëmaratonë, garë stafetash dhe garë 5 kilometrash, për të promovuar zakone të shëndetshme, solidaritet dhe hapje institucionale ndaj qytetarëve.
Pjesëmarrja në Maratonë është pjesë e Planit të Përmirësimit dhe masave të CAF që janë zbatuar me sukses në Parlament që nga shtatori i vitit 2025, në përputhje me Programin e Mbështetjes Parlamentare (PSP).
Në garën e stafetave, Parlamenti u përfaqësua nga 2 ekipe, ndërsa 6 përfaqësues vrapuan në gjysmëmaratonë.
50 përfaqësues të Parlamentit morën pjesë në garën 5 kilometra.
“Deputetët dhe zyrtarët përcollën me krenari mesazhin se Parlamenti është një institucion pranë qytetarëve, i cili ecën përkrah tyre – në sport dhe në zhvillimin e shoqërisë. Në thelb, kjo pjesëmarrje nuk është vetëm një ngjarje sportive – është një mesazh simbolik i transparencës, bashkëpunimit dhe një qasje njerëzore ndaj punës së Parlamentit”, thuhet në kumtesën e kuvendit.