Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të thata. Po ashtu është rritur dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve urbane.

“Për shkak të pushimeve verore, vërejmë trafik në vendkalimin kufitar Tabanac. Për hyrje dhe dalje nga ky VK pritet rreth 40 minuta, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata”, thuhet në njoftimin e LAMM.

Gjithashtu ata rekomandojnë përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të trafikut dhe vozitje të kujdesshme, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./Telegrafi/

 

Trafik në Tabanoc, për hyrje dhe dalje nga shteti pritet rreth 40 minuta appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version