Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, sot ka premtuar se autoritetet policore të vendit do të përkushtohen edhe më shumë në kryerjen e obligimeve të tyre ligjore kundër dhunës ndaj grave dhe fëmijëve.
“Besoni se çdo punonjës policie do të bëjë çmos për të parandaluar çdo lloj dhune, veçanërisht dhunën ndaj fëmijëve të mitur dhe grave, viktima të dhunës në familje,” tha ai në një tryezë të mbajtur sot në Shkup.
Sipas tij “nuk ka asnjë punonjës policie që nuk do të jepte maksimumin kur do të dilte në fushë dhe kur do të konstatonte një situatë të tillë faktike,” tha ai.
“Por duke vepruar kështu, të gjithë duhet të kenë parasysh se viktimat janë nën presionin e autorëve, se ata mund të ndryshojnë një deklaratë, se mund ta tërheqin atë, por puna e punonjësve të policisë nuk duhet të përfundojë me kaq. Ata duhet të kryejnë një vlerësim të rrezikut, duhet të ndërmarrin hapa brenda procedurës së përcaktuar, duhet të kontaktojnë inspektorët që janë të trajnuar posaçërisht në fushën e dhunës në familje. Ne duhet të japim një përgjigje 24/7 nga gjykata. Ne kemi shumë hapa që mund t’i përmirësojmë në të ardhmen,” tha Toshkovski.
Sipas të dhënave të autoriteteve ka pasur pesë gra të vrara në vetëm një vit, përshirë edhe rastin e ri të vetëvrasjes – hedhjes nga ballkoni i një nëne me fëmijën e saj në Shkup.

