Të gjithë personat që kanë punuar në shtetet e lindjes, sot sërish protestuan para Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Tetovë, kundër tatimeve të cilat u kërkohen të paguhen gjatë kohës të cilët ata kanë punuar jashtë vendit.

Protestuesit thanë se nuk janë kundër tatimeve, por kundërshtojnë ngarkesën e padrejtë dhe retroaktive.

“Kërkojmë që të gjitha vendimet e nxjerrë me bazë retroaktive të anulohen. Nuk mundet të pranohet që qytetarët të detyrohen sot për detyrime që në kohën kur janë krijuar nuk kanë ekzistuar ose janë interpretuar ndryshe. Kërkojmë që të gjitha vendimet tashmë të nxjerra mbi bazë retroaktive të anulohen dhe çdo procedurë e tillë të ndalet deri në sqarimin e plotë ligjor”, tha Bajrami.

Ata kërkojnë përfshirjen e ekspertëve të pavarur për interpretim të drejtë të ligjit për tatim, veçanërisht për çështjen e rezidencës tatimore dhe rregullin e 183 ditëve e më shumë, si dhe hapje të debatit në Kuvend.

Share.
Exit mobile version