Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo” në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për VLEN-in, zgjedhjet lokale, si dhe kalimin e tij në koalicionin “Aleanca Kombëtare për Integrim”.

Taravari tha se u largua nga VLEN-i pasi nuk u realizuan premtimet që i dhanë, si dhe për shkak të mosfunksionimit të duhur të koalicionit. Ai gjithashtu tha se nuk do ta duronte sjelljen e Mickoskit, që sipas tij, ua bënë liderëve të VLEN-it.

– YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: …

“VLEN-i ishte një prej projekteve më shpresëdhënësve për shqiptarët, që filloi nga fundi i shkurtit 2024 për të sjellë ndryshimin te shqiptarët. Arritëm rezultat tl jashtëzakonshëm duke marrë 107 mijë vota dhe ndodhi ndryshimi. Por ndryshimi duhet të jetë për të mirë. Vazhdoj të mendoj se në aspekt kuantitativ VLEN-i bukur u përfaqësua në pushtet, por dalëngadalë vërejta se kishte disfunksionaliteti brenda VLEN-it”.

“Dhe ASH nisi konsolidimin e partisë si dhe pashë se kjo krijoi kompleksitet te partitë tjera. ASH në anketa dilte gjysma e VLEN-it në besueshmëri dhe OBRM-PDUKM i shfrytëzoi duke dominuar. Faktori ndërkombëtar na tregonte se nuk ishim duke shkuar në rrugë të mbarë. Nuk i realizuam premtimet që i dhamë si VLEN”, tha Taravari.

“Ne si ASH kishim dy opsione që t’i mbajmë postet dhe ta mbyllim gojën ose të largohemi. Kur i shoh paraqitjet se si kryeministri i trajton funksionarët e VLEN-it është e padurueshme”, theksoi Taravari për kohën kur ishte brenda VLEN-it.
Ndërsa sa i përket koalicionit AKI, Taravari tha se është projekt i përkohshëm.

“Është projekt që derisa të stabilizohet Maqedonia dhe të fillojë negociatat. Në momentin që do të bëjmë ndryshimet kushtetuese rivalët do të jenë Aleanca për Shqiptarët dhe BDI. Në momentin që Maqedonia fillon negociatat me BE-në, nuk do të ketë nevojë që AKI të ekzistojë”.

“Zgjedhjet lokale janë administrative ku votohen përfaqësues për udhëheqje të komunave. Në bazë të kërkesave të vendbanimeve do të ndihmojmë kryetarët e partive brenda koalicionit AKI”, tha Taravari, duke u shprehur i bindur se koalicioni AKI do të jetë fitues në zgjedhjet lokale.

Ndërsa sa i përket ASH-së, ai tha se nuk ka tre Aleanca.

“Me sa kam informata Sela ka informuar parti të re. Edhe Ziadinit edhe Arben Fetait u uroj suksese. Vulat e ASH-së i kemi ne duke qëndruar mbi këto fraksione”, theksoi Taravari./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version