Nëpër tubimet e fushatës zgjedhore, ende flitet për kalimin e Taravarit nga VLEN te AKI. Vet Taravari thotë se nuk ka mundur të shoh defaktorizimin e shqiptarëve në Qeveri, andaj siç shton, ka dalë në anën tjetër që të mos defaktorizohen edhe komunat.
“Në qoftë se e vlerësoja personalisht, do të duhej të rri aty si Izeti dhe Bilalli, të rri, të heshti, ta marr një rrogë ministri, t’i bëj disa punësime, po ani se në Gostivar, Tetovë e Çair, kryetarët e këtyre komunave urbane do të jenë kukulla, sikur ministrat që janë tash në këtë qeveri “, tha Arben Taravari – AKI.
Nga ana tjetër Izet Mexhiti nga Saraji tha se Taravari e ka humbur rrugën dhe se BDI po fshihet pas një emri tjetër si AKI.
“Xhaxhi Ali i thotë anëtarësisë së vet, votoni dhe vraponi për kandidatin që e servon Taravari, mirëpo nuk e di si ku përfundon Taravari, siç nuk ka ditë me ato zik-zaket e tij, herë te VLENI herë andej, herë këndej, e ka humbur busullën”, pohoi Izet Mexhiti – VLEN.
Siç dihet fillimisht Arben Taravari si kryetar i ASH-së, u nda nga Ziadin Sela për tu bashkuar me VLEN-in, me çka pas zgjedhjeve parlamentare u bë pjesë e Qeverisë. Më vonë Taravari u nda nga VLEN-i për t’iu bashkuar AKI-së, ose Frontit Europian, pjesë e së cilës është edhe Ziadin Sela.