Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ndaj situatës së djeshme ku në Kumanovë pati thirrje antishqiptare në një ndeshje basketbolli.

Taravari dënon ofendimet e bëra nga disa tifozë maqedonas, të cilët në prani të figurave të larta shtetërore kanë sharë në kor shqiptarët, familjet dhe origjinën e tyre.

“Na është sharë nëna, familja, origjina, fisi dhe fara në kor nga tifozë maqedonas, gjithçka ka ndodhur në prezencë të kryeministrit Hristijan Mickoski, përfaqësuesve të koalicionit VLEN, ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, dhe zyrtarëve të tjerë shtetërorë. Kryeministri ka zgjedhur të heshtë përballë këtyre provokimeve, duke kujtuar se vetëm disa ditë më parë ishte vetë ai që ndezi gjuhën e urrejtjes me shprehje si “kaur”, që rindezin ndasitë ndëretnike në vend. Kjo është një frymë e rrezikshme që duhet dënuar dhe shuar menjëherë”, reagon Taravari.

Taravari apelon për qetësi, por nënvizon se heshtja ndaj gjuhës së urrejtjes nuk është zgjidhje dhe institucionet duhet të reagojnë me vendosmëri për të ruajtur bashkëjetesën ndëretnike në vend.

Taravari: Kryeministri Mickoski vetë ndezi gjuhën e urrejtjes, nuk reagoi as dje kundër koreve raciste në Kumanovë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version