Studentët e juridikur nga tre Universitetet vendore, mbajtën sot mbledhjen e parë organizative për nismën e tyre për lejimin e mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe.

Kryetari i Parlamentit studentor të Universitetit Evropës Juglindore, Mevlan Ademi tha se kryeministri i vendit Hristijan Mickoski deklaroi që ligji për përdorimin e gjuhës është i qartë dhe se studentët e fakultetit të drejtësisë duhet të lejohen ta mbajnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, mendim të cilin e kanë përkrahur edhe Bekim Sali e Arben Fetai.

“Sot ne u mblodhem mbajtem mbledhjen e parë organizative me studentët nga tre universitetet e ndryshme për të mobilizuar kolegët tanë nga fakultetet tjera dhe të përgaditemi për protestë nga sot fillon përgaditja për protestë dhe përsëri ne kërkojmë nga ministri i drejtësisë, që të reflektojë dhe të zbatojë ligjin për përdorimin e gjuhës të angazhohet në zgjidhjen e problemit tonë para se të drejtojë mure”, tha Ademi.

Ademi tha se me Ministrinë e Drejtësisë bien dakord që provimi i jurisprudencës është provim profesional dhe se për atë arsye ata kërkojnë që provimit të jurisprudencës t’i nënshtrohen në gjuhën në të cilën ata po kalojnë katër vite studime mbi katër ditë provime në gjuhën në të cilën ata kryejnë masterin dhe punimin e diplomës.

Kryetari i Kuvendit studentor të Universitetit Nënë Tereza , Besart Sejdiu theksoi se janë janë të hapur për bashkëpunim, mirëpo nuk do të tëhiqen nga kërkesa e tyre.

“Sot jemi mbledhur këtu, në Universiteti Nënë Tereza, për të treguar se studentët shqiptarë këtu në vendin tonë kane folur shqip dhe do të flasin shqip së bashku me Mevlanin si iniciatorë i kësaj nisme i ofruam mbështetjen tonë si kuvend si dhe jemi të hapur për çdo bashkëpunim për të siguruar që studentët shqiptarë të i nënshtrohen provimit të jurisprudencës në shqip”, tha Sejdiu.

Share.
Exit mobile version