SPB Tetovë njofton se zyrtarët policorë dje kanë ndaluar 12 persona nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët kanë keqpërdorur qëndrimin turistik në vend.

“Më 24.09.2025 në periudhën nga ora 10:30 deri në 14:00 në rajonin e Tetovës, punonjës policie nga Departamenti për Kriminalitetin Ndërkufitar, Migrimet, të Huajt dhe Riatdhesim Tetovë, në rrugën “Iliria” dhe në rrugën “Vëllezërit Milladinov” në Tetovë, kanë arrestuar dhe shoqëruar në polici personat B.M.(29), A.C.(23), Ç.L.(27), F.L.(34), K.L.(53) dhe R.L.(33), të gjithë nga R. Kosovës dhe M.S.(46), K.K.(40), G.D.(36), F.O.(32), R.L.(38), A.P.(33) dhe një person i mitur, të gjithë nga Republika e Shqipërisë, pasi që kishin keqpërdorur qëndrimin turistik në shtet, gjegjësisht kishin qëndruar në kundërshtim me qëllimin”.

“Ata janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të pasojnë parashtresa përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

Share.
Exit mobile version