Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Osliver Spasovski, vlerëson se çështja e të ashtuquajturve “branitela” duhet të mbyllet prandaj insiston në miratimin e propozimligjit të propozuar nga kjo parti. Spasovski në një intervistë për radion evropa e lirë thotë se, LSDM e parashtroi propozim ligjin pasi ishte e qartë përkrahja edhe nga OBRM-PDUKM edhe nga Lëvizja ZNAM.
“Duhet të mbyllet kjo çështje e cila shumë gjatë është e hapur. Familjet e “branitelëve” të vrarë gjatë nuk u dëmshpërblyen. Në këtë kategori duhet të futen edhe ata që e dhanë jetën në disa fatkeqësi që ndodhën, apo do të thoja tragjedi, si fatkeqësia e helikopterit e kështu me rradhë. Në esencë është me rëndësi vullneti politik dhe konsensusi mes partive politike. Kjo është arsyeja që ne tani e propozuam sepse kishim vullnet të shprehur qartë edhe nga OBRM-PDUKM, edhe nga Lëvizja ZNAM, edhe nga ana e LSDM-së, të cilat vlerësuan se duhet të miratohet kjo zgjidhje ligjore.”, tha koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Osliver Spasovski.
Spasovski nuk pajtohet me deklaratat se propozim ligji për branitellat ndikon në prishjen e marrëdhënieve ndëretnike, apo shkakton tensioneve.
“Absolutisht mendoj se nuk duhet të futemi në drejtim të asaj se në këtë mënyrë do të shkaktohet prishje e marrëdhënieve ndëretnike apo tensione të caktuara, për shkak se nuk mundet asnjë debat që hapet në kuvend të jetë debat për krijimin e tensioneve të caktuara.”, tha Spasovski.
Spasovski: Ligji i “branitellave” nuk sjell destabilizim, ka përkrahjen e OBRM-PDUKM-së dhe ZNAM-it appeared first on Telegrafi.