Sot, duke filluar nga ora 17:05, do të mbahet Marshi i 24-të i Engjëjve, njofton shoqata qytetare “16 Mars 2025 Koçani”, duke shtuar se marshimi i kushtohet 62 engjëjve të tyre, jeta e të cilëve u ndërpre me fatalitet më 16 mars 2025.
“Ky marsh është simbol i unitetit, dinjitetit dhe një zëri që kërkon përgjegjësi. Ia kushtojmë engjëjve që nuk do të harrohen kurrë dhe luftës për të vërtetën që ua kemi borxh”, thuhet në deklaratë.
“Marshimi do të fillojë nga Parku i Revolucionit, përmes Qendrës Tregtare dhe ndërtesës së Komunës së Koçanit. Më pas do të vazhdojë drejt Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Në rrethrrotullimin te PRO dhe Ministria e Brendshme, është planifikuar një ndalesë e shkurtër, pas së cilës kolona do të vazhdojë drejt stacionit të policisë. Pastaj prej andej në Gjykatën Themelore dhe Prokurorinë, duke u kthyer në Parkun e Revolucionit”, njofton shoqata “16 Mars 2025 Koçani”.