Banka Popullore nuk i konfirmon normat e interesit dhe shkallët e kredive dhe vendimi është publikuar në Gazetë zyrtare. Bankat kanë dy muaj e gjysmë për përgatitje dhe presim t’i përmbahen atij vendimi nga aspekti i asaj që është në kompetenca të Bankës popullore në rregullimin e pjesëmarrjes në raport me këstin mujor të kredisë dhe kufizimit që i referohet shumës së pjesëmarrjes vetjake dhe vlerës së pronës e cila bëhet hipotekë, theksoi guvernatori i BPRMV-së, Trajko Sllaveski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

Shtoi se Banka popullore nuk është institucion i cili i cakton normat e interesit, por tha se tregojnë për një praktikë në botë e cila bazohet në vlerësimet e rrezikut se familjet të cialt për herë të parë blejnë banesë apo shtëpi dhe jetojnë në të janë rrezik më i vogël nga aspekti i servisimit të obligimeve. Që këtej, ata merrnin kushte më të pavolitshme çdokund në botë nga ana e bankave komerciale dhe atë ai e pret edhe nga bankat tona komerciale.

Në pyetjen shtesë se cili është reagimi i bankave dhe nëse janë dakorduar të jetë më e lirë oferta për blerje të banesës së parë, Sllaveski u përgjigj se ende nuk ka as paralajmërim zyrtar, as jozyrtar nga ana e bankave.

“Nuk kemi, duhet t’i dëgjojmë, me siguri bëjnë vlerësime dhe përllogaritje. Nuk kam asnjë paralajmërim, zyrtar apo jozyrtar nga ana e bankave. mendoj se ende është herët”, tha guvernatori.

Në pyetjen tjetër të gazetarëve se sektori bankar ka një logjikë tjetër-sa më e madhe pjesëmarrja – më të volitshme kreditë, Sllaveski konsideron se është relative.

“Ja, merrni ju tani nëse keni mundësi, me 10 mijë euro në kundërvlerë të denarit për një banesë më të vogël e cila nuk është patjetër të jetë në qendër të Shkupit dhe hyni në zgjidhjen e çështjes individuale pronësore banesore. Nëse ju nevojiten së paku 10, 20 mijë euro ju do të duhet të merrni hua nga dikund për çka do të paguani normë interesi apo të themi nga më të afërmit, familjarët, miqtë apo kredi konsumatore, gjë që ka shpenzim për gjithçka. Dëshiroj të them se nuk ka asnjë argument se kjo nuk është e pavolitshme apo nuk do të jetë e volitshme për dikë që nuk e ka të zgjidhur çështjen banesore”, theksoi guvernatori Trajko Sllaveski.

Share.
Exit mobile version