Nga nesër vendi edhe praktikisht do të bëhet pjesë e Zonës së vetme të pagesave në euro (SEPA), me ç’rast qytetarët dhe kompanitë do të mund të kryejnë pagesa në euro në të njëjtën mënyrë si në vendet e Bashkimit Evropian.

“Nga nesër, 7 tetor, pagesat në euro me vendet e Zonës së vetme të pagesave në euro (SEPA) do të jenë rreth 6 herë më të lira dhe më të shpejta! Një pagesë prej 500 euro e cila deri tani kushtonte rreth 1.600 denarë, nga nesër do të kushtojë rreth 260 denarë”.

“SEPA do të thotë pagesa më të shpejta, më të lira dhe më të sigurta në euro për qytetarët dhe kompanitë”, shkroi sot guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski në platformën “X”.

Më 6 mars të këtij viti, Këshilli Evropian për pagesa e pranoi aplikimin e vendit tonë, duke na bërë anëtare të SEPA-s, gjë që u mundëson bankave vendase të përfshihen në skemat e pagesave përmes të cilave kryhen pagesat në euro, në një zonë gjeografike që përfshin 40 vende anëtare.

Share.
Exit mobile version