Shkupi është ende qyteti i tretë më i ndotur në Evropë këtë mëngjes, sipas të dhënave nga “Air Care” zviceran, ku Shkupi renditet pas Sarajevës dhe Bukureshtit.

Sipas të dhënave nga aplikacioni “Air Care”, në stacione të caktuara matëse në Shkup, ndotja, pra përqendrimi i grimcave PM-10, tejkalon 300.

Me uljen e temperaturave, problematika e ajrit aktualizohet gjithmonë në kryeqytetin e vendit.

Kujtojmë se për arsye të ajrit të ndotur, prej dje, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike janë të liruar nga puna.

Share.
Exit mobile version