Avokati mbrojtës në rastin e zjarrit në diskotekën “Pulse” në Koçan, Petre Shilegov tha se në rast ka shumë gabime procedurale.

Ai kritikoi punën e Prokurorisë dhe paralajmëroi se gabimet në procedurë mund ta dëmtojnë rëndë drejtësinë.

Sipas tij, duhet të merret një vendim i qartë për ankesat e mbrojtjes, pasi çështja nuk është formale, por substanciale.

“Kjo është çështje nëse gjatë procesit do të respektohen parimet e një procesi të drejtë. Në të kundërt, i gjithë rasti mund të rrëzohet në apel,“ theksoi ai.

Avokati Shilegov theksoi se në seancën e kaluar, mbrojtja kishte theksuar të njëjtat mangësi, por Prokuroria përsëri veproi në mënyrë joserioze.

“Ky është një veprim joserioz para gjykatës, joserioz për familjet e viktimave, joserioz për mbrojtjen dhe të akuzuarit,“ theksoi ai.

Share.
Exit mobile version