Sheki Useini ka qenë i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni ku ka folur për meditimin, besimin, stresin dhe shërimin e njerëzve nga shqetësimet e tyre.

Useini tregoi se ka lindur në fshatin Tenovë të Tetovës, e pastaj ka emigruar në Zvicër ku është marrë me biznesin e gastronomisë dhe tregëtinë e letrave me vlerë dhe këmbim të aksioneve. 

“Jam kthyer kohëve të fundit në shqiptarinë tonë këtu, në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, duke shijuar prezencën time këtu, së bashku me miqtë e mi, duke ndjerë dashurinë që marr nga njerëzit. Jam duke jetuar në misionin tim, për të cilin jam deklaruar para disa viteve. Pjesën e ngelur të jetës, do t’ja dedikoj spiritualitetit” tha mes tjerash Useini.

Në pyetjen se a është milioner, Useini tha se në vitin 2008 e ka bërë milionin e parë. “Tashmë jam duke u marrë me profesionin e spiritualitetit duke dashur të shtoj vlera në shoqërinë tonë” u përgjigj Useini, duke treguar për aktivitetet e tij të tanishme.

Në pyetjen lidhur me stresin, Useini tha se stresi është produkt i frikës. “Stresi është produkt i frikës. Në fillim ka patur dy frikëra, nga rrëzimi dhe frika nga zhurma, por tani njerëzit kanë krijuar shumë frika, dhe kjo me shkencë edhe mund të vërtetohet se mbi 90% e frikërave të krijuara nuk ekzistojnë por vetë mendja e njeriut i krijon. Nga kjo kuptojmë se ne duhet ta edukojmë mendjen që të punoj për neve, e jo kudnër neve” tha Useini.

“Mendja e njeriut nuk është e detyruar të sjell paqe shpirtërore, por ajo e ka për detyrë të sigurojë mbijetesën dhe këtu ndodh që ajo të na ndalojë në aksionet tona, që i kërkon trupi dhe zemra” foli Useini për stresin dhe lirimin nga stresi. 

“Frymëmarrja duke si shumë e thjeshtë, por kryen një proces shumë të rëndësishëm për njeriun, për organet, për mendjen, zemrën por edhe për fizikun tonë” u përgjigj Sheki Useini, në pyetjen rreth çlirimi nga ankthi.

Rreth profesionit të tij, në pyetjen se a paragjykohet, ai tha se ka paragjykime për aktivitetin e tij, por tha se kjo është normale pasi njerëzit në përgjithësi, zgjedhin paragjykimin pasi të informohet është më rëndë se të paragjykojë. “Për të mos paragjykuar njerëzit duhet të informohen dhe pastaj të mendojnë duke u bazuar tek informacioni, e jo të mendojnë pa u informuar” u përgjigj ai.

Useini gjithashtu foli edhe për besimin, duke thënë se është musliman, është praktikues por nuk e pranon informacionin e prijësve fetarë që t’i caktojnë zotit lokacion. “Zoti nuk ka lokacion, Zoti nuk është në qellin e shtatë. Ai është në shpirtin tonë, në zemrën tonë, në qelizat tona. Zoti është gjithkund dhe nuk pranoj që të jetë në një lokacion” përfundoi Useini. /Telegrafi/

Sheki Useini: Ne duhet ta shfrytëzojmë mendjen për zhvillimin tonë dhe nuk duhet ta lejojmë që ajo të na pengojë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version