Selin Bollati ka folur për herë të parë publikisht pas fitores së saj në “Big Brother VIP Albania 5”. Balerina ishte e ftuar në studion e emisionit “Goca dhe Gra”, ku rrëfeu përvojën e saj pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, si dhe ndau disa reflektime mbi rrugëtimin që e çoi drejt trofeut.

E pyetur nëse do të ndryshonte diçka nga loja e saj brenda formatit, Selin u shpreh se do të kishte bërë një zgjedhje tjetër strategjike.

“Patjetër, e kam thënë shumë herë që do ndërroja lojën time me Mirin”, deklaroi ajo.

– YouTube youtu.be

Bollati foli edhe për raportin me Mirin, me të cilin fillimisht e nisi rrugëtimin si aleat, por më pas marrëdhënia e tyre u shndërrua në rivalitet. Sipas Selinit, pas finales Miri ka bërë deklarata të pavërteta në publik, duke përmendur edhe familjen e saj.

“Im atë nuk është në burg”, theksoi Selin në “Goca dhe Gra”, duke mohuar hapur pretendimin që, sipas saj, ishte ngritur nga Miri.

Ndër të tjera, fituesja e “Big Brother VIP Albania 5” tregoi se një nga arsyet kryesore pse dëshironte ta fitonte këtë edicion ishte të arrinte të bashkonte familjen – dhe sipas saj, këtë objektiv e ka realizuar.

– YouTube youtu.be

Ajo shtoi se shumë shpejt familjes do t’i bashkohet edhe babai i saj, i cili aktualisht ndodhet jashtë shtetit, duke lënë të kuptohet se ribashkimi është çështje kohe.

Deklaratat e Selin Bollatit në intervistën e parë pas fitores pritet të hapin diskutime të reja, veçanërisht lidhur me raportet mes ish-banorëve dhe komentet që janë bërë pas finales së spektaklit. /Telegrafi/

Share.
Exit mobile version