Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot në një press konferencë ka shpallur emrat e kandidatëve për kryetar të komunave në Strugë, Dibër e Haraçinë, informon Telegrafi Maqedoni.

Sela tha se pas mbledhjes së kryesisë, emrat e propozuar nga ASH janë:

Arsim Dalipi – Strugë

Dibër – Ilirjan Fetahu

Skënder Isufi – Haraçinë

Sela tha se akoma nuk kanë vendosur nga ASH se në cilat komuna do të kenë bartës liste për këshill komunal, mirëpo janë tema të cilat do të diskutohen.

Ai shtoi se pavarësisht se Fronti Evropian do të bashkëpunojë nëpër disa komuna dhe me Arben Taravarin, personalisht ai nuk ka pasur negociata me ish-partiakun e tij, pasi nagociatat me Taravarin i ka zhvilluar kreut i BDI-së, Ali Ahmeti dhe se vendimet e përbashkëta në koalicion duhet të respektohen.

Sela në fund të press konferencës tha se në çdo sondazh Fronti Evropian po del fitues dhe se pret që populli të vendos  vet për përfaqësuesit e tyre politik, e jo t’i zgjedh OBRM-PDUKM-ja dhe Hristijan Mickoski. /Telegrafi/

 

 

 

Sela shpalli emrat e kandidatëve për kryetar të komunave në Strugë, Dibër dhe Haraçinë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version