EVN njofton se si Furnizues Universal i energjisë elektrike, në tenderin për prokurim të energjisë elektrike për plotësimin e nevojave të konsumatorëve për periudhën janar-dhejtor 2026 pranoi vetëm një ofertë, edhe atë nga SHA EMV me çmim të shitblerjes së energjisë elektrike prej 65 euro për megavat-orë, ndërsa do të mbulojë 100% të sasisë së përgjithshme të planifikuar.

Nga EVN thonë se ky çmim është për 4,84% më i lartë se çmimi i kaluar i cili u pranua në tenderin e fundit të Furnizuesit Universal (qershor-dhjetor 2025), ku SHA EMV ofroi çmim të shitblerjes prej 62 euro për megavat-orë.

“Nën monitorim të plotë të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe në përputhje me obligimet ligjore dhe metodologjinë paraprakisht të përcaktuar, në periudhën në vijim EVN Home do ta llogarisë çmimin e energjisë elektrike sipas parametrave hyrëse të paracaktuara”.

“Si gjithmonë, në çmimin përfundimtar hyjnë: çmimi me të cilin SHA EMV ia shet energjinë elektrike EVN Home-it, çmimi i Sistemit Operator Përçues MEPSO, çmimi i Operatorit të Tregut të Energjisë Elektrike MEMO, si dhe çmimi i Sistemit Operator Distributiv – Elektrodistribuimi”, thonë nga EVN.

Share.
Exit mobile version