Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,29 % në raport me vendimin e datës 3.11.2025.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,486 den/kg dhe tani do të jetë 36,427 den/kg.
Nga data 11.11.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 74,50 (denarë/litër).
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 76,50 (denarë/litër).
EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 72,00 (denarë/litër).
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 69,50 (denarë/litër).
Mazut М-1 SU do të shitet për 36,427 (denarë/kilogram)./Telegrafi/




