Ka nisur procesi i paraqitjes për vaksinim falas kundër gripit stinor, i cili do të realizohet përmes institucioneve shëndetësore publike në të gjithë vendin.

Mjekët apelojnë që të vaksinohen të gjithë qytetarët që konsiderohen më të rrezikuar, si personat mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna dhe sidomos fëmijët.

“Gjatë gjithë vitit imunizimi realizohet në bazë të kalendarit, pra në momentin që mosha e fëmijëve do të jetë e duhur për të pranuar vaksinën e caktuar rekomandohet që prindërit ti sjellin fëmijët pa marrë parasysh në cilën sezon jemi. Kështu që vaksinat janë shumë të mira, ato i mbrojnë fëmijët, e ndryshojnë pasqyrën epidemiologjike në shumë pjesë, pra në infeksionet streptokoke që tani nisin këto infeksione, dopurtusis që është epidemi, vitin e kaluar kemi luftuar me këtë epidemi, kështu që rekomandimi më i mirë është që vaksinat të pranohen në kohë”, tha Sanja Cilevska Mlladeovska, mjeke.

Ndërkaq, qytetarët janë të ndarë në mendime, disa thonë se nuk kanë nevojë të imunizohen, ndërsa të tjerët besojnë se vaksina mbron gjatë gjithë vitit.

“A do të vaksinoheni? Po rregullisht, pasi jam në atë grup mbi 65 vjeç, po unë me burrin tim rregullisht e praktikojmë… Kjo është normale, duhet të mbrohemi, organizmi tashmë është më i vjetër, reagon ndaj viruseve”, u shpreh një qytetare.

“Unë kam filluar nga viti i kaluar dhe gjithë dimrin e kam kaluar shumë mirë, kështu që planifikoj edhe këtë vit, shpresoj që edhe më tej. Pasi me të vërtet është mbrojtëse dhe do rekomandoja të mos frikësohej askush”, theksoi njw qytetare.

Ministria e Shëndetësisë këtë vit ka siguruar 80 mijë doza të vaksinave falas kundër gripit stinor./Alsat/

Share.
Exit mobile version