Policia e Prilepit ka arrestuar 13 persona pas një rrahjeje masive para Spitalit të përgjithshëm “Borka Taleski” në Prilep.
Konflikti fizik mes dy grupeve, të cilët, për t’i qetësuar një person zyrtar ka qëlluar në ajër.
Ndryshe, tre personave u është dhënë ndihma e parë mjekësore, të cilët kanë marrë lëndime të lehta trupore nga goditjet në kokë.
Siç informojnë nga Sektori Punëve të Brendshme në Manastir, në Policinë e Prilepit sot rreth orës 12:00 është raportuar se para Spitalit të përgjithshëm “Borka Taleski” në Prilep ka ndodhur një rrahje fizike mes dy personave, të cilët kanë përdorur sende druri ose sende tjera.
“Rrahja mes dy grupeve ka filluara herët në mëngjes në fshatin Bella Crkva, Komuna Krivogashtan. Situata është transferuar para Spitalit të qytetit në Prilep”, deklaroi Lidija Sallatoska, prokurore e përgjithshme e Prokurorisë Themelore e Prilepi.
13 persona janë ndaluar në Stacionin Policor të Prilepit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse./Telegrafi/