Koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Evropian, Zejd Rexhepi në një konferencë për media në Kuvend, tha se Maqedonia është shtet i paradokseve, ku gjykata kushtetuese voton kundër gjykatës kushtetuese, ku qeveria është kundër kushtetutës dhe ligjeve.

“Sot apo dje e kuptuam edhe deklaratën e Kryeministrit i cili para disa ditëve deklaroi se disa gjykatës dhe prokurorë janë të kapur nga zyrat e “Bihaçkës” dhe “Reçicës së Vogël”. Shumë e qartë! Por këtë do e komentoj ndryshe.

Nëse disa qenkan të kapur nga këto dy qendrat atëherë i bie se të gjithë tjerët prokurorë dhe gjykatës janë të kapur nga “Pallati i Bardhë” i OBRM-PDUKM-së”, tha Rexhepi.

Ai tha se arsyetimi i gjykatësve ishte skandaloz, mbi gjitha arsyetimi i gjykatëses Kacarska.

“Ky arsyetim i tyre, më të vërtet le t’ju qëndroje në turpin e tyre sepse kjo qeveri po vazhdon të dëshmojë se intencën e ka de-shqiptarizimin e vendit, intencën e ka uljen e fuqisë politike të shqiptarëve, përbuzjen e mërgatës shqiptare, intenca e tyre është që me çdo kusht ky shtet të jetë monoetnik maqedonas dhe pastaj mund të vijnë të tjerët me radhë”, shtoi Rexhepi./Shenja/

Share.
Exit mobile version