Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se deri në mëngjesin e sotëm, në territorin e vendit janë regjistruar 23 zjarre në ambiente të hapura.
Siç njoftojnë prej atje, një është vënë nën kontroll, ndërsa të tjerët janë shuar plotësisht.
“Zjarri në malin Kozhuf është vendosur nën kontroll. Ndërsa zjarret që janë shuar kanë qenë në komunat Ilinden, Gazi Baba, Strugë, Tetovë, Krivogashtani, Prilep, Kumanovë, Zelenikovë, Makedonski Brod, si dhe në Gostivar, Kërçovë, Dollnen, Likovë dhe Nagoriçan i Vjetër”, thonë nga QMK.
QMK: Zjarri në Kozhuf është vendosur nën kontroll, janë shuar gjithsej 22 vatra appeared first on Telegrafi.