Deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, në territorin e Maqedonisë ka pasur gjithsej 30 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat tre janë aktive, katër janë nën kontroll dhe 23 janë shuar, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Sipas QMK-së, tre zjarre janë aktive – në komunën e Gjevgjelisë, mali Kozhuf, pranë fshatit Petrovo (pyll ahu), komunën e Makedonski Brod, mbi fshatin Bençe në malin Dobra Voda (pyll lisi dhe fier), komunën e Studeniçanit, midis fshatrave Cvetovo dhe Draçevicë, Umovë (pyll).
Katër zjarre janë nën kontroll në komunën e Gazi Babës, fshatin Trubarevë (mbeturina elektrike), komunën e Gazi Babës 2, fshatin Viniçe, Muraticë (pyll i ulët), komunën e Studeniçanit, fshatin Batincë (bimësi e ulët dhe pyll i përzier) dhe komunën e Demir Hisarit, deponia e qytetit (mbeturina)./Telegrafi/