Gjendja në zonat e përmbytura në vendbanimet e rajoneve jugperendimore dhe juglindore të vendit po përmirësohet.
Nivelet e lumenjëve në vend e sidomos në Resnje, Manastir dhe Demir Hisar janë në mënyrë të konsiderueshme të larta se mesatarja, ndërsa ekipet e Qendrës për Menaxhim me Kriza kanë arritur ti riparojnë dëmet në zonat e përmbytura dhe të kthejnë gjendjen në normalitet, ndërkohë janë pastruar edhe shembjet e dheut në disa akse rrugore në vend, informojnë nga QMK.
“Në Resnjë, Manastirë dhe Demir Hisar më nuk ka dalje nga shtretërit e lumenjëve, ndërsa niveli i ujit në të është dukshëm i ulët. Rrëshqitja e tokës në aksin rrugor Manastirë – Kërçovë respektivisht në fshatin Zheleznec është tërësisht e pastruar. Në Ohër, pas përbytjeve të disa bodrumeve dhe oboreve të gjitha shërbimet kompetente kanë intervenuar dhe kanalet e përmbytura për rreth tyre janë duke u pastruar dhe ç’bllokuar. Në Shkup, Shtip, Veles, Negotinë, Kavadarë, Shenë Nikollë, Strumicë, Tetovë dhe Kumanovë nuk ka denocime sa i përket daljes së ujit nga shtretërit e lumenjëve”, u shpreh Nade Vëçkova nga QMK.

