Deri në orën 13 janë pesë zjarre në ambiente të hapura në tërë territorin e vendit, prej të cilave katër janë shuar.

Aktiv është vetëm zjarri në komunën e Berovës, në malin Goten i Madh drejt Maleve të Maleshevisë, ku po digjet pyll i ulët, bredh, shkurre, vegjetacion i ulët, ah dhe pisha.

Siç informon Qendra për menaxhim me kriza (QMK), janë shuar zjarret në komunën Radovish: në malin Goten i Madh mbi fshatin Podaresh (pyll i ulët, bredh, shkurre, vegjetacion i ulët, ah dhe pisha), zjarri ndërmjet fshatrave Careviq, Smollanë, Radobil dhe Dren (Prilep), dhe Galisht dhe Trstenik (Kavadarit), (pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët), zjarri në fshatin e kavadarit Jonuzli dhe zjarri në komunln e Prilepit – fsh. Beshisht – Kodra e Beshishtit, një krah drejt fsh. Gradeshnicë (Komuna Novaci) dhe një tjetër drejt kufirit me Greqinë.

QMK: Deri në orën 13 janë shuar katër zjarre, një është aktiv në Berovë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version