Gjatë 24 orëve të fundit, deri në orën 7 të mëngjesit të sotëm, janë regjistruar gjithsej 34 zjarre në sipërfaqe të hapura në territorin e vendit. Dy janë ende aktivë, katër janë nën kontroll, ndërsa të tjerët janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Një pyll ahu po digjet në malin Kozhuf, pranë fshatit Petrovë, Komuna e Gjevgjelisë. Bimësi e ulët është djegur në malin Dobra Vodë, Komuna e Makedonski Brodit.

Nga zjarret që janë vënë nën kontroll, dy janë në territorin e Komunës së Gazi Babës. Në fshatin Trubarevë është djegur mbeturinë elektrike, ndërsa pyll me bimësi të ulët është djegur në fshatin Viniçe, një vend i quajtur “Muratica”. Zjarri i tretë i vënë nën kontroll është në Komunën e Studeniçanit, fshati Batincë, ku digjej bimësi e ulët dhe pyll i përzier. Zjarri i fundit i vënë nën kontroll është në territorin e Komunës së Koçanit, ku në fshatin Bali ka marrë flakë një deponi.

Share.
Exit mobile version