Nëse deri në fund të këtij muaji konstatohet se ka pasur rritje të çmimeve që kur masa e fundit e marzhës së ngrirë përfundoi, do të ketë masa të reja që do të qëndrojnë në fuqi deri në fund të vitit, tha kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur lidhur me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe joushqimore në markete.

Ai i paralajmëroi tregtarët të mos përdorin truke për të anashkaluar Ligjin për Ndalimin e Praktikave të Padrejta Tregtare.

“Po e monitorojmë situatën, nëse kjo ndodh në fund të muajit automatikisht do të zbatohen masa që do të zgjasin deri në fund të vitit. Ne kemi deklaruar qartë se nuk do të tolerojmë truke të tilla. Dëgjojmë truke me anë të të cilave do të tërhiqen para përmes personave juridikë të përfaqësuar nën maskën e shërbimeve të marketingut, shërbimeve të PR-it e kështu me radhë, dhe kështu do të paguhet praktikisht i njëjti marzh që u është paguar në të kaluarën tregjeve të caktuara. Na shqetëson ajo që dëgjojmë, dhe ajo që dëgjojmë nuk është e mirë sepse në këtë mënyrë nuk mund të ndërtojmë një partneritet”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.

Inspektorati Shtetëror i Tregut në fund të muajit do t’i publikojë rezultatet e kontrolleve të bëra në tregje, për të vërtetuar se a ka pasur rritje drastike të çmimeve, pas përfundimit të masave të Qeverisë.

Qeveria e RMV-së paralajmëron tregtarët, nëse rriten çmimet e produkteve do të ketë masa të rrepta appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version