Gjykata Penale ka miratuar aktakuzën ndaj ish-drejtorëve të Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, Nino Vasev dhe Nehat Nuhiu.
Ata dyshohen për keqpërdorim, mashtrim dhe përvetësim në detyrë gjatë viteve 2018–2022.
Sipas aktakuzës, dy ish-drejtorët kanë blerë ilaçe në mënyrë të jashtëligjshme përmes tenderëve fiktivë, duke përvetësuar pjesë të terapisë dhe duke dëmtuar buxhetin me afro 36 milionë euro.
Vasev akuzohet edhe në një çështje tjetër për trajtim të pakujdesshëm të pacientëve.
Seanca gjyqësore u shtye për më 5 shtator për shkak të mungesës së të akuzuarës Meri Peshevska për arsye shëndetësore. Në seancën e fundit u paraqitën vetëm të akuzuarit Nikolla Vasev, onkologët Simonida Crvenkovska dhe Dragan Jakimovski.
Prokuroria miraton aktakuzën ndaj dy ish-drejtorëve të Onkologjisë në Shkup appeared first on Telegrafi.