Një 26-vjeçar nga Kumanova është arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi Policia gjatë bastisjes në shtëpinë e tij ka gjetur lloje të ndryshme të drogave.
“Dje (14.03.2026) nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria S.Sh. (26) nga Kumanova. Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, të realizuar me urdhër gjykate, ishin gjetur marihuanë, kokainë, amfetaminë, tableta ekstazi, një peshore digjitale dhe kartëmonedha. Personi është shoqëruar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

