MPB Maqedoni njofton se në koordinim me Prokurorinë Publike, kreu operacion në disa lokacione në të gjithë Shkupin.
Gjatë bastisjeve, u gjetën droga narkotike – kokainë dhe marihuanë, si dhe plumba për pistoletë në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve.

“Ministria e Brendshme ngriti një kallëzim penal në Prokurorinë Publike kundër N.G. (29), B.P. (27), D.B. (24) dhe F.S. (30), të gjithë nga Shkupi, për shkak të ekzistencës së dyshimit të arsyeshëm se ata kanë kryer veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike dhe substancave psikotrope”, si dhe kundër F.S. për veprën penale “Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregti e paautorizuar me armë dhe eksplozivë””.

“Të dyshuarit nga shkurti deri në tetor të këtij viti bashkuan forcat për shitjen dhe shpërndarjen e paautorizuar të drogave narkotike – kokainë dhe marihuanë. Për këtë qëllim, ata kanë blerë, mbajtur, transportuar, shitur dhe ndërmjetësuar në shitjen e paautorizuar të drogave narkotike, kështu që i dyshuari i parë i ka blerë, transportuar dhe fshehur ato në mënyrë të paligjshme në një vend të sigurt në zonën e Shkupit”.

“Pastaj, ai ua ka dorëzuar pjesë të drogave narkotike të blera në mënyrë të paligjshme të dyshuarve të tjerë dhe secili prej tyre veçmas ka ndërmarrë veprime për shitje të paautorizuar, duke i shitur ato për 4.000 denarë për 1 gram kokainë dhe 500 denarë për 1 gram marihuanë”, thonë nga MPB.

Share.
Exit mobile version