MPB ka dhënë detaje të reja për aksidentin tragjik që ndodhi në rrugën Resnjë-Manastir ku humbën jetën dy persona.

“Më 18.08.2025 rreth orës 12:50, në Stacionin Policor -Resnjë është pranuar informacion se në rrugën magjistrale Resnjë-Manastir, në vendin e quajtur “Sleçishte”, ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet një automjeti pasagjerësh “Opel Astra” me targa të Ohrit, i drejtuar nga P.N. (20) nga Ohri dhe një automjeti pasagjerësh “Mercedes” me targa kombëtare gjermane, i drejtuar nga P.K. (52) nga Republika Federale e Gjermanisë.

Nga lëndimet e pësuara, në vendngjarje ndërroi jetë vozitësi P.K., ndërsa mjeku i Ndihmës urgjente mjekësore konstatoi vdekjen. Vozitësi P.N. dhe bashkudhëtari i tij D.S. (19) nga f. Leskoec, rrethi i Ohrit, u transportuan në Spitalin Klinik të Manastirit, ku tek P.N., mjeku konstatoi vdekjen, ndërsa tek D.S. u konstatuan lëndime të rënda trupore”, thonë nga MPB.

Nga atje shtojnë se në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga prokurori publik dhe ekipi hetimor i NJPB Resnjë./Telegrafi/

Policia jep detaje për aksidentin tragjik në rrugën Resnjë-Manastir, humbin jetën dy persona appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version