Në mesnatë përfundoi afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturat e pavarura për kryetarë bashkie dhe këshilltarë për zgjedhjet lokale.

Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, disa orë para afatit, nënshkrimet për kryetarë bashkie po mblidheshin në 19 komuna, për gjithsej 32 kandidatë.

Nga ana tjetër, partitë politike duhet të paraqesin kandidaturat e tyre jo më vonë se data 13 e këtij muaji, në mesnatë. Inspektimi i Listës së Zgjedhësve përfundon dy ditë më herët.

Fushata fillon më 29 shtator, ndërsa raundi i parë i zgjedhjeve lokale është më 19 tetor.

Përfundoi afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për kryetarë komunash appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version