Vetëm në dhjetë vitet e fundit numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në RMV është ulur për 27 mijë. Rënia e numrit të nxënësve është veçanërisht e theksuar në arsimin e mesëm, ku për vetëm dhjetë vite, numri i nxënësve është ulur për 20 për qind, gjegjësisht për 17 mijë nxënës, ndërsa në arsimin fillor, rënia është 5 për qind, pra 10 mijë nxënësit.
Këtë e tregojnë rezultatet e hulumtimit të Qendrës për Komunikim Qytetar, e cila ka shfrytëzuar të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.
Sipas hulumtimit, në dy të tretat e komunave ka rënie të numrit të nxënësve, ndërsa rritje ka në dhjetë komuna të Shkupit dhe në 9 komuna të tjera, jashtë rajonit të Shkupit.
Zvogëlimin më të madh të numrit të nxënësve në numrin e përgjithshëm e ka komuna e Gazi Babës, ku në vitin e kaluar shkollor kishte 2389 nxënës më pak se dhjetë vite më parë. Komuna e radhës është Tetova, ku ka pothuajse 1500 nxënës më pak, për periudhë dhjetëvjeçare. Me rënie prej njëmijë nxënës janë: Qendra, Struga, Kumanova dhe Gostivari.
Në numra relativ, rënien më të madhe të numrit të nxënësve në klasën e 8-të e ka komuna e Novosellës, ku vetëm për dhjetë vjet, numri i nxënësve në atë arsim është përgjysmuar, pra është ulur për 57 për qind. .
Rënie e numrit të nxënësve për një të tretën ka në komunat Mavrovë dhe Rostushë, Vevçan, Kratovë dhe Pehçevë. Numri i nxënësve të shkollave fillore është zvogëluar për një çerek në Vrapçisht, Konçe, Zrnovci, Gazi Babë dhe Berovë.
Përkundrazi, ka pasur rritje të numrit të nxënësve në dhjetë komuna të rajonit të Shkupit, e me këtë edhe në qytetin e Shkupit në tërësi.
“Rritja më e madhe si në numër ashtu edhe në përqindje është në Butel dhe Karposh. Në Karposh vitin e kaluar shkollor kishte gati 2.5 mijë nxënës më shumë fillore se dhjetë vite më parë, që është rritje e numrit të nxënësve për 56%. Në Butel rritja është me rreth 2 mijë studentë, pra me 59%. Ngjashëm është edhe në Gjorçe Petrov, ku rritja është për 43%, pra me pak më shumë se një mijë studentë”, thuhet në njoftimin e Qendrës për Komunikim Qytetar.
Kur bëhet fjalë për arsimin e mesëm, theksohet se situata është shumë më e keqe. Aty ka rënie të numrit të nxënësve në 73 komuna, përkatësisht në 90% të komunave, përfshirë edhe qytetin e Shkupit në tërësi.
Në shifra absolute, rënien më të madhe të numrit të nxënësve të shkollave të mesme e ka Shkupi dhe pothuajse të gjitha qytetet e mëdha, duke filluar nga Tetova, Struga dhe Kërçova, deri në Strumicë, Gostivar, Kumanovë dhe Shtip.
Në përqindje, megjithatë, humbësi më i madh është Pehçeva. Atje numri i nxënësve të shkollave të mesme është ulur me 83% vetëm në dhjetë vitet e fundit. Është përgjysmuar numri i nxënësve të shkollave të mesme në Krushevë, Makedonski Brod dhe Vrapçisht.
Në kryeqytetin Shkup ka rënie prej 2727 nxënësve të shkollave të mesme , përkatësisht për 10% më pak në vitin e kaluar shkollor.
Njëkohësisht me uljen e numrit të nxënësve në arsimin fillor në të gjithë vendin, theksohet se është rritur numri i mësuesve./Telegrafi/
Për dhjetë vite numri i nxënësve në Maqedoni është ulur për 10% appeared first on Telegrafi.