Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka publikuar pasurinë e zyrtarëve të Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.
Kryetari i ri i Kuvendit Afrim Gashi, ka raportuar se ka tokë ndërtimore në Shkup, si dhe dy makina. Ai nuk posedon shtëpi në emër të tij dhe pasuri tjera.
Më poshtë e keni pasurinë që e ka raportuar Afrim Gashi:
Pasuri e patundshme:
– tokë ndërtimore në emër personal në Hasanbeg, me vlerë 8.280.000 denarë (134.578 euro)
– tokë ndërtimore në emër personal në Hasanbeg, me vlerë 280.000 denarë (4550 euro)
– tokë ndërtimore në emër personal në Hasanbeg, me vlerë 6,400 denarë (104 euro).
Pasuri e luajtshme:
– makinë Mercedes Benz E 350 D, e vitit 2016, në emër personal me vlerë 2.152.500 denarë (34.985 euro)
– makinë Renault Clio, e vitit 2007, në emër të bashkëshortes me vlerë 184.500 denarë (2998 euro).
Të dhëna për llogari bankare dhe depozita në vend:
– xhirollogari në emër personal për marrje të rrogës
– xhirollogari në emër të bashkëshortes për marrje të rrogës.
Pasuria e Afrim Gashit – tokë me vlerë mbi 130 mijë euro në Hasanbeg dhe makinë Mercedes të vitit 2016 appeared first on Telegrafi.