Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se provimi i jurisprudencës mund të jepet edhe në gjuhën shqipe.
Osmani thotë se tani nevojitet dorëheqja e ministrit të drejtësisë, ndërsa porosit përfaqësuesit e VLEN-it të mos shihen askund për një kohë.
Statusi i plotë:
“Pasi Kryeministri konfirmoi sot se me ligj provimi i jurisprudencës mund të jepet në gjuhën shqipe, një gjë është e qartë: Ministri i Drejtësisë duhet të japë menjëherë dorëheqje.Ndërsa për përfaqësuesit e VLEN-it:më mirë të mos shihen askund për një kohë”.
Kujtojmë se studentët shqiptarë të juridikut kërkuan përmes një peticioni mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, kërkesë të cilën sot e komentoi kryeministri Mickoski duke sqaruar se një kërkesë e tillë është legjitime dhe duhet të zbatohet.

