Të rinjtë e Çairit zhvilluan takim me kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar të komunës së Çairit, Osmani.
Ai tha se të rinjtë nuk do të mbeten vetëm spektatorë të zhvillimeve politike, por do të jenë pjesë aktive e ekipit dhe vendimmarrës për të ardhmen e komunës.
Osmani theksoi se e ardhmja ndërtohet bashkë me rininë – me energjinë, idetë dhe guximin e tyre, duke krijuar kështu një Çair më të zhvilluar, më të hapur dhe më të drejtë për të gjithë.
“BDI mbetet e përkushtuar që të rinjtë të jenë pjesë e proceseve vendimmarrëse dhe të kontribuojnë drejtpërdrejt në hartimin dhe zbatimin e politikave lokale, duke garantuar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të ketë peshë reale”, deklaroi Osmani.
Osmani nga Çairi: Të rinjtë të jenë pjesë aktive e vendimarrjes në Komunë dhe jo vetëm spektatorë politikë appeared first on Telegrafi.