Nënkryetari Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani ka reaguar ndaj punësimeve shqiptare të promovuara nga koalicioni VLEN.
Siç shkruan Osmani, këtë vit kemi rënie prej 2 % të punësimeve në të gjithë administratën shtetërore, teksa shton se në qeverisjen e kaluar çdo vit nga 1500 deri në 2000 shqiptarë janë punësuar në të gjithë Administratën publike.
Sipas Osmanit me qeverinë aktuale ka vetëm përjashtime.
Postimi i plotë i Bujar Osmanit:
Deklarata propaganduese se “këtë vit janë punësuar më shumë shqiptarë se në vitet më të mira të qeverisjes së BDI-së në 20 vitet e fundit” është e pavërteta më e madhe e vitit.
Të dhënat zyrtare tregojnë se këtë vit kemi rënien më të madhe të përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore në dekadat e fundit – një ulje prej gati 2%, që përkthehet në 4.000-5.000 hendek ndaj punësimeve te komunitetit të parë Për krahasim: gjatë qeverisjes sonë, përfaqësimi rritej çdo vit me 1.500-2.000 shqiptarë të punësuar, jo vetëm në një institucion, por në të gjithë administratën publike në mënyrë sistematike dhe të qëndrueshme.
Sot kemi përjashtim, jo përfshirje. Kemi propagandë, jo përparim. Dhe shqiptarët e ndiejnë këtë çdo ditë në raport me shtetin. Statistikat nuk gënjejnë.
Osmani: Në kohën e BDI-së punësoheshin deri në 2.000 shqiptarë çdo vit, teksa tani ka vetëm përjashtime dhe jo përfshirje appeared first on Telegrafi.