Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili ishte për vizitë zyrtare në vend, dje nga Ohri njoftoi se Hungaria ka plan për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Shkupit dhe Sofjes. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski, pas seancës ndërqeveritare, ai theksoi se vendi duhet t’i fillojë negociatat deri në fund të vitit dhe se Hungaria është e gatshme të përdorë Presidencën me BE-në dhe të ndërmjetësojë në çështjen me Bullgarinë. Sipas kryeministrit Mickoski, megjithatë, nuk duhet të humbasim shpresat dhe të zhgënjehemi, duke theksuar se është mirë që “ne kemi miq në BE, të cilët duan ta përhapin zërin tonë brenda Unionit”.
Ndarjen nga Shqipëria, Orbani e vlerësoi si një gabim të madh dhe shtoi se “ju deri në fund të vitit duhet t’i filloni negociatat për anëtarësim në BE”.
Momentalisht, siç potencoi Orbani, me të vërtetë shihet qartë se lëvizja e Maqedonisë së Veriut është e mundur “nëse në një farë mënyre arrihet marrëveshje me Bullgarinë”.
“Unë për këtë kam propozimin tim dhe ia kam transmetuar kryeministrit. Ndërsa a janë palët të gatshme të pranojnë Hungarinë si ndërmjetëse. Ajo është punë e tyre, por ne jemi të gatshëm dhe dëshirojmë të punojmë për të gjetur një zgjidhje, kështu që i përshtatet edhe Maqedonisë edhe Bullgarisë. Por, kjo është punë e palëve të cilët janë në konflikt, ne jemi këtu të ndihmojmë”, deklaroi Orban, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Hristian Mickoski.
Në lidhje me ndarjen nga Shqipëria, Orbani tha se “është e vështirë ta kuptosh këtë nga një komb që po mashtrojnë vazhdimisht duke nisur negociatat e anëtarësimit, ndërsa më pas të gjitha ato vende me të cilat e filluan këtë proces së bashku po përparojnë, ndërsa ata po i mbajnë në prapavijë”.
“Edhe një herë dua të theksoj se krenaria kombëtare është gjëja më e rëndësishme për një komb dhe BE-ja duhet të ketë parasysh krenarinë kombëtare të të gjitha shteteve. Ndërsa, kjo që po ndodh, ajo po e lëndon krenarinë kombëtare të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe ajo po ndodh vazhdimisht në dhjetë vitet e fundit”, deklaroi Orbani.
Nëse shikojmë sinqerisht, potencoi Orban, ju menjëherë duhet të kishit qenë anëtar i BE-së shumë kohë më parë dhe ky qëndrim i BE-së në çdo mënyrë shkakton plagë.
“Mendimi jonë është se duhet të ndërtojmë miqësi, ndërsa jo te shkaktojmë plagë në shpirtin e një kombi dhe prandaj sipas mendimin tim është gabim i madh që ju ende nuk jeni anëtar i BE-së dhe gjithashtu është gabim i madh qe po ndaheni nga një vend tjetër që është me shpejtësi e detyrojnë. Prandaj, zgjidhja e vetme për këtë është që ju duhet të filloni negociatat për anëtarësim në BE deri në fund të vitit”, potencoi Orban.
Tema më e rëndësishme e takimit të djeshëm me kryeministrin Hristijan Mickoski, theksoi Orban, ishte anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe Hungaria si kryesuese e BE-së.
Sipas kryeministrit Mickoski, ne nuk duhet të humbim shpresat dhe të zhgënjehemi, duke theksuar se është mirë që “ne kemi miq në BE, të cilët dëshirojnë ta përhapin zërin tonë brenda BE-së”.
“Më vjen keq që kjo po ndodh dhe ne duhet përsëri të jemi viktimë e bilateralizimit, ndërsa jo e përmbushjes së kritereve të Kopenhagës. Por, ne do të vazhdojmë të punojmë shumë dhe t’i zgjidhim problemet në shtëpi”, potencoi Mickoski.
Kryeministri Mickoski shprehu besimin se me mbështetjen e Hungarisë dhe aleatëve tanë të tjerë, Ballkani do ta zë vendin e merituar në BE, tha Mickoski.
Më herët kryeministrat Mickoski dhe Orban kanë mbajtur takim tet-a-tet, pas së cilës ka pasur edhe seancë të përbashkët ndërqeveritare.
Të mërkurën, Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm të qeverive të shteteve anëtare në Bashkimin Evropian (KOREPER) mori vendim që Shqipëria më 15 tetor të nisë procesin e negociatave për anëtarësimin në BE sipas kapitujve, duke hapur negociatat për Klasterin 1 – “Vlerat themelore”. Me zbatimin e një vendimi të tillë, Shqipëria do të kalojë në fazën tjetër të procesit të negociatave, e cila praktikisht do ta ndante nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE, ndonëse deri më tani të dy vendet kanë ecur së bashku në procesin e anëtarësimit.
Në korrik 2022, Këshilli i BE-së mori një vendim në një pako për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pas së cilës të dy vendet kryen procesin e skriningut. Por pas përfundimti të skriningut, Shqipëria u bllokua të kalojë në fazën tjetër të procesit të negociatave nga Greqia, për shkak të arrestimit të kandidatit për kryetar bashkie të qytetit shqiptar Himara, Fredi Beleri, me origjinë greke, nën akuzën për marrje të ryshfetit para zgjedhjeve të majit 2023. Belleri, megjithatë, fitoi zgjedhjet për kryetar komune dhe ndërkohë u zgjodh edhe deputet i Parlamentit Evropian nga Greqia në zgjedhjet e qershorit të këtij viti, pas së cilës u lirua nga paraburgimi për të zënë vendin e tij në Parlamentin evropian.
Kur bëhet fjalë për vendin, sipas Kornizës negociuese të miratuar në korrik 2022, ajo do të kalojë në fazën tjetër të negociatave, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese me të cilat në Kushtetutë së bashku me pjesat e tjera të popujve, do të përmendeshin edhe anëtarët e popullit bullgar.
Në konkluzionet e samiteve të fundit të BE-së, në pjesën për vendin, theksohet se “Bashkimi Evropian është i gatshëm të përfundojë fazën e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, sapo ajo, në përputhje me procedurat e saj të brendshme, e zbaton angazhimin e saj për të realizuar ndryshimet kushtetuese të përcaktuara në konkluzionet e Këshillit të datës 18 korrik 2022. Këshilli Evropian i bën thirrje Maqedonisë së Veriut që të përshpejtojë zbatimin e këtyre ndryshimeve.
Autoritetet e reja të Maqedonisë e promovuan idenë për një rrugëdalje nga qorsokaku në të cilin vendi u gjend në rrugën evropiane me të ashtuquajturin “Propozim francez plus”, i cili parashikon një veprimt të vonuar të ndryshimeve kushtetuese, përkatësisht miratimin e tyre para fillimit zyrtar të negociatave për anëtarësim në BE sipas kapitujve, por që ato të hyjnë në fuqi në përfundim të procesit të negociatave.
Orban: Ndarja e RMV-së nga Shqipëria është gabim i madh, vendi deri në fund të vitit duhet t’i fillojë negociatat appeared first on Telegrafi.