“E pamë vizionin e BDI-së për Maqedoninë – vëllazërim me shërbëtorët e vet nga LSDM-ja, shitje e identitetit maqedonas, rrënim i institucioneve dhe plaçkitje e pasurisë shtetërore. Ky është vizioni”, kështu deklaruan nga partia në pushtet OBRM-PDUKM.
“Nëse bëhet një analizë e karakterit tajkun të funksionarëve të BDI-së, të cilët nga bariu u bënë milionerë, dhe e vendosim gjithë këtë në një kontekst vizionar të Ahmetit, do ta kuptojmë se kanë të drejtë maqedonasit dhe shqiptarët e vjetër që thonë: ‘Nuk ka gjë më të keqe se njeriu i pangopur’. Por, për këtë nuk është fajtore BDI-ja, por LSDM-ja. LSDM-ja janë ata që lejuan BDI-në të metastazojë në shoqëri, duke ngrënë qelizat e të gjithë qytetarëve në këtë shtet, pa dallim përkatësie etnike”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga OBRM-PDUKM thonë se qeverisja e kaluar vidhnin shtetin dhe taksat e qytetarëve.
“Ky është buxhet nga taksat që i paguajnë të gjithë qytetarët. Dhe BDI-ja e bënte këtë sepse në LSDM kishte politikanë të korruptueshëm, të korruptuar, të cilët gjithashtu donin të vidhnin dhe, për shkak të pasioneve të tyre, ishin ulur në prehërin e BDI-së dhe bashkë me ta vepronin dhe heshtnin. E gjithë opinioni duhet të jetë i vetëdijshëm se ky është vizioni i Ahmetit: plaçkitje e Maqedonisë, krijim i tajkunëve dhe mafiozëve nga barinj dhe rrugaçë analfabetë, dhe dhënie e një petku ideologjik vizionar gjithë kësaj nën petkun e luftës për demokraci, të drejta apo të ardhme evropiane”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.
OBRM-PDUKM: Faj ka LSDM që i mundësoi BDI-së të metastazojë në shoqëri appeared first on Telegrafi.