NP Drislla sot përmes një komunikate për media deklaruan se zjarrvënia në deponi, dyshohet se është e motivuar politikisht.

Ata i bënë thirrje MPB-së që të merret me rastin dhe t’i sanksionojë zjarrvënësit.

Nga Drislla thonë se ata punojnë sipas proceseve dhe standardeve të parapara dhe se nuk janë shkaktarë për ndotjen.

“I bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që të fillojë një hetim për të gjetur dhe sanksionuar zjarrvënësit e zjarreve, të cilët dyshojmë se janë të motivuar politikisht për të larguar vëmendjen nga problemet reale. Deponia e Drisllës, pa incidente të tilla të qëllimshme, nuk ka potencial për ndotje dhe punon sipas standardeve më të larta”, qëndron në komunikatën e NP Drislla.

Thonë se Drislla është e vetmja deponi sanitare e licencuar që që nga viti 2022, nuk djeg mbeturina, por me autoklavë i sterilizon dhe i kompreson, kështu që e njëjta nuk ka mundësi për ndotje.

“Të gjitha aktivitetet aktuale të ndërmarrjes kryhen në përputhje me procesin tekniko – teknologjik të projektuar, duke marrë parasysh mbrojtjen e mjedisit, shëndetit të njeriut dhe natyrës, dhe në përputhje me rregulloret ligjore ekzistuese, theksojnë nga NP deponia Drislla Shkup.

Share.
Exit mobile version